Conferences / UDEK / 2015

In Memory of Sami Frashëri

Zhvillon punimet konferenca e 4-rt ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke pranë Shkollës së Lartë (Bedër) organizoi për të 4-tin vit radhazi konferencën ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi me temë: “In Memory of Sami Frashëri” (Në kujtim të Sami Frashërit).

Ceremonia e hapjes së konferencës u zhvillua në ambientet e shkollës, ku morën pjesë mbi 80 referues nga 8 shtete të ndryshme të botës, dhjetëra akademikë, si edhe një numër i konsiderueshëm studentësh e të ftuarish.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga përfaqësuesit e institucioneve bashkëpunuese në organizimin e saj, përmendim këtu: Dr. Hasan Gökçe, Drejtori i përgjithshëm i revistës “Yağmur” në Turqi,  Prof. Dr. Vilson Kurti, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Prof. Dr. Ardian Marashi, Drejtori i Studimeve Albanologjike, Tiranë, etj.

Rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, pasi përgëzoi bashkëpunëtorët e konferencës për organizimin e saj vit pas viti, me tematika nga më të ndryshmet, shtoi se: “Në universitetin tonë, seminaret, panelet dhe konferencat ndërkombëatre apo takimet shkencore zënë një vend mjaft të rëndësishëm, këtë gjë e tregon qartë vazhdimësia e tyre”

“Jeta dhe vepra e Sami Frashërit, si në aspektin patriotik, aspektin intelektual, akademik e atë gjuhësor i ka mbetur të dy popujve dhe ka shërbyer në të mirë të tyre. Ky personalitet ka ditur që punën e tij intelektuale ta kthente në aksion, vlerë kjo e cila na ka mbledhur edhe ne sot të diskutojmë në këto lloj platformash rreth jetës dhe veprës së tij.”- përfundoi ai.

Kryetari i konferencës, Dr. Adem Balaban, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit të cilët i’u përgjigjën pozitivisht ftesës për pjesëmarrje në këtë aktivitet, tha se: “Sami Frashëri i’a dedikoi gjithë jetën e tij fushës së letrave, figura e tij shumëdimensionale dhe veprat e tij gjuhësore e letrare janë mjaft të rëndësishme jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në gjuhën turke. Përkujtimi i tij është një përfitim për cilindo nga ne”.

Ndërsa Drejtori i Studimeve Albanologjike, Prof.Dr Ardian Marashi, pasi shprehu kënaqësinë e të qenurit bashkëpunues në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj konference theksoi se: “Ky është momenti i duhur që një personalitet si Sami Frashëri të mos shihet më si i ndarë vetëm për atë çka i dha Turqisë apo atë çka i dha Shqipërisë, ai ka qenë një, dhe me atë unitet të tijin njerëzor dhe shkencor besoj se duhet ta shohim me qëllim që të mund të përfitojmë në mënyrën më të plotë të mundshme të dy kombet, si Turqit ashtu dhe Shqiptarët.”

Si folës kryesorë (keynote speaker) në këtë konferencë ishin studiuesit e mirënjohur: Prof. Dr. M. Nejat Sefercioğlu, Girne American University, Prof. Dr. Ferit Duka, Universiteti Europian i Tiranës si dhe Prof.Dr. Nuri Yüce, Universiteti i Stambollit.

Ndër temat që janë trajtuar deri më tani përmendim: “Ndihmesa e Sami Frashërit  për një terminologji shkencore shqipe”, “Trajtimi i figurës dhe veprës së Sami Frashërit në Historiografinë Shqiptare”, “Dramat e Sami Frashërit në këndvështrimin e një studiuesi Turk”, “Bektashizmi në veprën e Sami Frashërit”, “Kontributi i Sami Frashërit për shqipen letrare” etj.

Pas ceremonisë së hapjes, konferenca vazhdon aktivitetin e saj deri në 29 tetor, ku referuesit do të paraqesin punimet e tyre shkencore në sesione të ndryshme.

Department of Turkish Language and Literature
0000-00-00
Prof.Dr. Nuri Yüce, Istanbul University
Prof. Dr. Ferit Duka, European University of Tirana
Prof. Dr. M. Nejat Sefercioğlu, Girne American University