Workshop

Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse

Zhvillohet Workshopi rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”

Në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve, organizoi sot Workshop-in rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 40 përfaqësues mediash në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kryesisht të mediave vizive, shtypit të shkruar dhe atij online, si dhe një numër i konsiderueshëm studentësh të shkencave të komunikimit.

Si folës kryesor në këtë panl ishin analistët e njohur Z.Kim Mehmeti dhe Z.Lutfi Dervishi. Por duhet theksuar se përgjatë gjithë këtij aktiviteti të gjithë të pranishmit ndanë mendime, përvoja profesionale si dhe referuan në një sër drejtimesh rreth temës së workshopit.

Fillimisht të pranishmëve u foli drejtuesi i këtij paneli dhe njëkohësisht shefi Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër Z. Ramadan Çipuri. I cili pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve shtroi për diskutim temën e workshopit dhe bëri një rezyme të shkurtër rreth rëndësisë dhe aktualitetit të medias në trevat shqipfolëse.

Për t’ia lënë fjalën analistit dhe njëkohësisht kryeredaktorit të Vizion Plus Z. Lutfi Dervishi. Ky i fundit e shtroi diskutimin e tij kryesisht në problematikat dhe çështjet që shqetësojnë aktualisht mediat shqipfolëse në rajon. Duke veçuar ekonominë e medias dhe ndikimet e saj jo vetëm tek gazetarët por edhe tek gazetaria që na ofrohet si pasojë e këtij faktoi.

Ndërsa Analisti i njohur Z. Kim Mehmeti bëri një përshkrim dhe analizë të gjendjes aktuale të mediave shqipfolëse në rajon duke trajtuar të ngjashmet dhe të përbashkëtat që këto media kanë, si dhe gjetjen e një mënyre për plotësimin e tyre me faktorët që deri më tani kanë munguar.

Për të vazhduar më tej me Z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionin të Gazetarëve. Ky i fundit e vuri theksin mbi gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga mediat shqipfolëse dhe bashkëpunimin mbi përmirësimin e kushteve në të cilat bëhet gazetaria sot në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Aktiviteti vazhdoi deri në fund të tij me diskutime të shumta nga të pranishmit rreth temës së workshopit.

Departameni i Shkencave të Komunikimit
2014-05-03
"Edukimi Qytetat dhe Islami"
Mediat lokale Shqiptare përballë sfidave teknologjike dhe realitetit të kohës
Java frankofonike në Universitetin Bedër