Seminars

“IDRA Reseach & Consulting” prezantohet para studentëve të komunikimit

Auron Pasha, Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “IDRA Reseach & Consulting”, Kompani Hulumtimesh Tregu dhe Opinioni, ishte i pranishëm në një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit në kuadër të ciklit të seminareve “Marketing Communicatons”

Fillimisht Z Pasha njohu të pranishmit me profilin, misionin, strukturën, bashkëpunëtorët si dhe aktualitetin e kompanisë që ai drejton. Më tej ai vijoi me prezantimin e disa prej projekteve të ndërmarra me këto kompani: Vodafone, Raiffeisen Bank, Procter & Gamble, JTI, Coca-Cola etj si edhe me institucione si Banka Botërore, USAID, IFC, BERZH, Qeveria shqiptare etj.

Bashkëbisedimi me studentët pati një formë interaktiviteti ku këta të fundit i drejtuan z Pasha pyetje të shumta në lidhje me proceset e studimit të tregut, marrëdhënien e kompanisë me agjentët e marketingut dhe të PR-it në treg, klientët besnikë, markat më prestigjoze në vendin tonë, shërbimin ndaj klientit si dhe planet për të ardhmen që ka “IDRA Reseach & Consulting”.

Pas aktivitetit Z Pasha u shoqërua nga pedagogët e Departamentit të Komunikimit ku sëbashku vizituan muzeun e Medias dhe të Komunikimit.

Departamenti i Shkencave të Komunikimit
2015-04-22
Të realizosh efektin "Genuine"
“Ta jetosh marketingun”
Agjensia e reklamave "McCann Tirana" përballë studentëve të komunikimit