Seminars

Të realizosh efektin "Genuine"

Elda Gjoka, themeluese e “Genuine Effect”, njëkohësisht eksperte marketingu, ishte e ftuara e radhës e cila mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Komunikimit në kuadër të ciklit të seminareve “Marketing Communications”.

Fillimisht ajo njohu studentët me agjencinë e marketingut “Genuine Effect” të cilën ajo aktualisht drejton. Për të kaluar më pas në prezantimin e një sër fushatash dhe aktivitetesh me karakter të ndryshëm të mbuluara nga kjo agjenci.

Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej në formën e pyetje – përgjigjeve ku u diksutua me detaje çdo interes i treguar nga këta të fundit.

Departamenti i Shkencave të Komunikimit
2014-10-16
“IDRA Reseach & Consulting” prezantohet para studentëve të komunikimit
“Ta jetosh marketingun”
Agjensia e reklamave "McCann Tirana" përballë studentëve të komunikimit