Open Forums

Mbahet takimi didaktik-shkencor mbi gjuhën shqipe

Qendra Kërkimore për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike organizuan një takim didaktik-shkencor me temë: “Gjuha shqipe: historiku dhe aktualiteti”.

Të pranishëm në këtë organizim ishin Drejtori I Qendrës së Studimeve Albanologjike Prof.Dr. Ardian Marashi, akademiku i njohur Kolec Topalli, Drejtori i  Institutit të Gjuhësisë Prof. Dr. Valter Memisha dhe studiues të tjerë të kësaj fushe.

Të pranishmit referuan punime të ndryshme shkencore në lidhje me temën e orgnaizimit. Prof.Dr. Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike gjatë fjalës së tij iu përmbajt hartës gjeografike të gjuhës shqipe sot në botë. Ndërsa Akademiku Kolec Topalli, sekretar shkencor i Qendrës së Studimeve Albanologjike referoi temën:“Marrëdhëniet e shqipes me turqishten”  ku u ndal në historinë  e bashkëveprimit mes dy gjuhëve.

Nga ana tjetër drejtor i Institutit të Gjuhësisë Prof.Dr. Valter Memisha, e fokusoi diskutimin e tij mbi temën “Dialektet dhe norma e shqipes”. Ai vuri në dukje se kjo temë është bërë shpesh objetk diskutimi kohët e fundit. I pranishëm në takim, Prof. Assoc. Dr. Rahim Ombashi pedagog në Universitetin Bedër referoi  temën: “Një historik i shkurtër i gjuhës shqipe”.

Qendra për Gjuhë dhe Letërsi
2014-04-30