Events

Rrugëtimi 5 vjeçar i Universitetit Bedër

Në këtë aspekt përmendim organizimin e dhjetëra konferancave kombëtare e ndërkombëtare, leksioneve të hapura me të ftuar të shumtë nga fusha të ndryshme, organizimin e dhjetëra seminareve me tematika të larmishme bashkëkohore si dhe një numri të konsiderueshëm aktivitetesh ekstrakurrikulare me qëllim aftësimin profesional të studentëve.

Pjesë e pandashme e këtij 5 vjeçari janë edhe programet e shkëmbimit apo praktikat profesionale të cilat i kanë shoqëruar studentët përgjatë çdo viti akademik pa harruar këtu përfaqësimin e Shqipërisë në kompeticionet dhe projektet ndërkombëtare.

Universiteti Bedër
2016-07-15
Peace is you and me
Bëhu pjesë e një eksperience ndërkombëtare në arsimin e lartë
Universiteti Bedër diplomon brezin e tretë të studentëve