Events

Universiteti Bedër diplomon brezin e tretë të studentëve

Universiteti Bedër zhvilloi ceremoninë e diplomimit të studentëve në programin Bachelor dhe Master për vitin akademik 2015 – 2016.

Përpos studentëve të shumtë të cilët hodhën në ajër kapelet e diplomimit duke mbyllur kështu një etapë mjaft të rëndësishme në jetën e tyre, në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Güngör Turan, personalitete të shumtë nga bota akademike, përfaqësues institucionesh publike e private si dhe familjarë e të afërm të të diplomuarve.

Kjo ceremoni përkon me 5 vjetorin e themelimit të Universitetit Bedër, cikël ky i cili numëron një sërë arritjesh në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor.
................................................................................................................

Deri më tani ky institucion numëron rreth 400 studentë të diplomuar në programet bachelor nga të cilët 136 prej tyre janë të diplomuarit e këtij viti gjithashtu dhe 90 studentë në të gjitha programet master.

Universiteti Bedër
2016-07-01
Peace is you and me
Bëhu pjesë e një eksperience ndërkombëtare në arsimin e lartë
Rrugëtimi 5 vjeçar i Universitetit Bedër