Events

Konferenca e katërt Studentore në Drejtësi me temë: "Ligji dhe Shoqëria"

Klubi studentor “Bedër Law Academy” organizoi për të katërtën herë radhazi Konferencën studentore me teme “Law and Society”.

Konferenca mblodhi studentë nga disa universitete të ndryshme në vendin tonë, të tillë si: Luigj Gurakuqi Shkodër, Universiteti i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës etj.

27 kërkues të rinj, parqitën temat e tyre përballë një jurie të përbërë nga pedagogë dhe specialistëtë të fushës në Bedër. U vlerësua me çmimin e parë, studenti Albi Çela, ndërsa çmimi i dytë shkoi për studenten Sonila Rrahmani, ndërsa tre çmimet e treta u fituan përkatësisht nga studentët: Ilmi Leka, Ornela Bego dhe Bora Kola.

Departamenti i Drejtësisë
2016-05-14
Studentët e diplomuar nga viti i kaluar akademik flasin rreth eksperiencës së tyre në Bedër
Në debat me studentët e Departamentit të Komunikimit
Peace is you and me