Events

"Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”

Universiteti Bedër, në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë, organizoi panelin e diskutimit me temë: “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”.

Paneli i referuesve i drejtuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, përbëhej nga: Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, H.E.Mr. Bernard Fitoussi, Ambasador i Republikës së Francës, Z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, dhe Z.Besnik Mustafaj, Ish- Ministër i Jashtëm, President i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimit.

Gjithashtu në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituara në Tiranë, si: Ambasada e Republikës së Greqisë, Ambasada e Republikës së Kosovës, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Federatës Ruse, Ambasada e Republikës së Serbisë, OSBE-së, Ambasada e Libisë, Ambasada e Rumanisë, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Ali Zaimi, si dhe figura të shquara të medias dhe shoqërisë civile në vendin tonë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. Gjana, pasi i’u uroi të pranishmëve mirëseardhjen dhe i falenderoi për prezencën e tyre në aktivitet, theksoi se ekstremizmi apo terrori kanë shkaktuar tragjedi të mëdha që kanë çuar në humbje të shumta të jetës njerëzore duke goditur kështu vlerat tona të përbashkëta.

“Ndryshe nga shekulli i kaluar, terrori i këtij shekulli po përpiqet të vendosë besimin dhe kulturën si pikë ndarëse mes dy botëve, duke ngritur prej tyre një filozofi të tërë dhune dhe frike. Unë jam i bindur se kjo nuk është një luftë midis kulturave dhe qytetërimeve por një luftë e barbarisë kundër njerëzimit, kështu ne duhet ti përgjigjemi në mënyrë kritike me angazhime civile dhe me promovim të dialogut mes kulturave”- tha ai.

Në fillim të fjalës së tij Z. Klosi shtroi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë si një shembull për tu përcjellë edhe tek brezat e ardhshëm. Më tej ai tha se ky është një ekuilibër të cilin mbarë bota e ka treguar që është ndër më të vështirit për tu mbajtur prandaj ne duhet ti edukojmë të rinjtë tanë me mendësi të hapur në mënyrë që ata ta marrin bashkëjetesën si një mision që duhet çuar më tej.

“Brezi i ri, studentët e këtij universiteti, studentët e çdo universiteti tjetër në Shqipëri, po ashtu edhe nxënësit e shkollave të mesme, duhet të edukohen me frymën se këtë të mirë, bashkëjetsën ndërmjet feve, ne duhet ta kultivojmë dhe ta mbrojmë në vazhdimsi. 
Institucionet e arsimit nëpërmjet punimeve shkencore, apo formave të ndryshme të debatit publik vërtetojnë qartë se ideologjitë që promovojnë çfarëdolloj ekstremizmi janë të dëmshme për shoqërinë”- përfundoi ai.

Universiteti Bedër
0000-00-00
Studentët e diplomuar nga viti i kaluar akademik flasin rreth eksperiencës së tyre në Bedër
Në debat me studentët e Departamentit të Komunikimit
Peace is you and me