Events

Universiteti Bedër, pjesë e projektit të Departamentit Amerikan të Shtetit kundër ekstremizmit

Universiteti Bedër përzgjidhet bashkë me 40 universitete të tjera nga mbarë bota për të marrë pjesë në projektin “P2P: Challenging Extremism” (Iniciativa Universitare KundërEkstremizmit).

Kjo iniciativë, e ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, konsiston në një fushatë komunikimi kryesisht online, ku grupet e studentëve që përfaqësojnë universitetet e përzgjedhura, do të përcjellin në çfarëdolloj forme mesazhe tëshumta kundër ekstremizmit.

Në kuadër të këtij projekti, studentët zhvilluan telekonferencën e parë me panelistë nga Washingtoni, e cila konsistoi në një komunikim interaktiv pyetje – përgjigje rreth aspekteve të shumtatë kësaj iniciative.

Projekti përmban gjithashtu edhe një konkurs ndërkombëtar, ku ekipet më të mira nga e gjithë bota do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Washingtonit për të prezantuar fushatat e tyre dhe për të konkuruar me ekipet e tjera pjesmarrëse.

Universiteti Bedër
2015-07-10
Studentët e diplomuar nga viti i kaluar akademik flasin rreth eksperiencës së tyre në Bedër
Në debat me studentët e Departamentit të Komunikimit
Peace is you and me