Events

Konferenca e 3-të studentore në fushën e medias dhe komunikimit

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër zhvilloi për të 3-tin vit radhazi konferencën studentore me temë: “Media dhe komunikimi masiv në epokën digjitale”.

Studentët e vitit të 3-të të programit bachelor prezantuan para të pranishmëve punimet individuale si dhe i’u përgjigjën pyetjeve të ndryshme nga këta të fundit.

Ndër temat e shumta që u trajtuan në 2 sesionet përbërëse të konferencës përmendim: Rrjetet sociale si burim i lajmit, Faqet e para të gazetave në Shqipëri, Reklama përmes rrjeteve sociale, Revista shqiptare në epokën e internetit, Lajmi në median vendase, Ligji i ri për të drejtën e informaimit në Shqipëri si dhe shumë tema të tjera aktuale që prekin aspekte të ndryshme të medias dhe komunikimit masiv në epokën e teknologjisë moderne.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Dr Ayhan Tekineş, si dhe pedagogë të tjerë të pranishëm nga Departamenti i Komunikimit, të cilët përgëzuan studentët për punimet e realizuara si dhe vlerësuan konferencën si një nismë të vlefshme në formimin profesional të tyre.

Në fund të prezantimeve moderatorët e sesioneve përkatëse shpërndanë çertifikatat e falenderimeve për të gjithë studentët që u bënë pjesë e kësaj eksperience.

Departamenti i Shkencave të Komunikimit
2015-05-14
Studentët e diplomuar nga viti i kaluar akademik flasin rreth eksperiencës së tyre në Bedër
Në debat me studentët e Departamentit të Komunikimit
Peace is you and me